Daçiç: Do të bisedohet për statusin e komunave serbe në Kosovë

Kosovë&Rajon

dacic14Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe dhe ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka vlerësuar se është lajm i mirë që dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të nisë në fillim të shkurtit dhe se BE nuk do të kërkojë pavarësinë e Kosovës por vetëm përparimin në dialog në kuptimin e normalizimit të marrëdhënieve.

"Kryeministri (Aleksandar Vuçiq) më ka njoftuar se vazhdimi i dialogut është caktuar më 9 shkurt. Ky është lajm i mirë marrë para sysh se kemi pasur pauzë në kontakte në nivelin më të lartë për pr shak të problemeve me krijimin Qeverisë së Kosovës. Për ne është interes jetik, dhe ky është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit, formimi i Asociacionit serb të Komunave”, ka thënë Daçiq për rel, transmeton Koha.net

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pyetjen se me cilin ligj është i mundshëm formimi i Asociacionit serb të Komunave, Daçiq është përgjigjur se “në Marrëveshjen e Bruksel shkruan se rregullativa për gjithë këtë do të hartohet në autoritetin e Prishtinës. Nuk do të hartohet në Beograd".

Sipas fjalëve të tij, ASK do të formohet në kuadër të kornizës juridike që do të ekzistojë në Kosovë.

"Kjo asnjëherë nuk ka qenë kontestuese, për këtë shkak ne edhe atëherë kemi thënë se nuk insistojmë në ekzistimin e institucioneve të Serbisë, por konsiderojmë se disa organe të pushtetit të komunave serbe duhet të formohen në Kosovë", ka thënë ai.

"Nga kjo tani po bëhet mistifikim. Sidomos po bëhet mistifikim se aty janë ligjet ekzistuese që janë të pandryshueshëm. Kurrë nuk është folur për këtë. Kushte bisedohen. E ç’janë kushtet? Tani po flitet për statutin , do të bisedohet edhe për tema të tjera, jo vetëm për Asociacionin... Aty janë edhe çështja e pronës, e Kishës Ortodokse serbe, përkatësisht transparenca e financave dhe ndihmave që vijnë nga Serbia", ka thënë Daçiq.

Ai ka theksuar “se Marrëveshja e Brukselit është neutrale ndaj statusit, për shkak se edhe dialogu ka qenë neutral ndaj statusit “ dhe se “tjetër gjë që autoritete e Prishtinës po përpiqen që të gjithave t’iu qasen me parimin afirmimit të shtetësisë, përkatësisht se ajo çështje është zgjidhur përfundimisht ".

Daçiq ka thënë se e kupton shqetësimin e kryetarit serb Nikoliq lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

ME TE LEXUARAT