Udinese kërkon futbollistin e kombëtares shqiptare

Sport

vajushiiiPas Andi Lilës, një tjetër futbollist shqiptar mund të bëhet pjesë e Serisë A gjatë merkatos së janarit. Sipas mediave italiane, Udinese po këmbëgul për Armando Vajushin, kartoni i të cilit zotërohet nga Litex Lovech në kampionatin bullgar.

Friulanët pritet të bëjnë ndryshime të rëndësishme në skuadër, teksa përvec Niang të Milanit dhe Bergessios së Sampdorias kërkojnë edhe shërbimet e 23-vjecarit shqiptar, që vlerësohet kryesisht për cilësitë teknike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kontrata e Vajushit me Litex skadon në verë të këtij viti, ndaj shanset që skuadra bullgare të shesë që në janar për të mos e humbur në verë më parametër zero janë të mëdha. Udinese synon të përfitojë nga situata, duke i bërë një ofertë konkrete Litexit, që nuk do të ngurronte për të thënë "po" nëse shuma që ofron skuadra italiane është e duhura.

Armando Vajushi është transferuar te Litex Lovech nga Vllaznia në janar të 2012, teksa ka shënuar 22 gola në 86 ndeshje të kampionatit bullgar, ndërsa me kombëtaren kuqezi është aktivizuar në 6 sfida miqësore. Më 8 qershor të 2014 shënoi golin e parë dhe të vetëm nën urdhrat e De Biasit, pikërisht në fitoren 3-0 me San Marinon.ssport

ME TE LEXUARAT