Vlorë, autori i krimit pë dashurinë: Do ti vrisja të gjithë, mu bllokua arma

Aktualitet

lokali-ngjarjaGjykata e Vlorës ka nisur seancen gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj Elvis Lulushit, autorit te dyshuar te vrasjes së ish-të dashurës së tij Paola Bishaj dhe kushëririt të saj Parid Veliaj.

Ne vendimin e saj Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e arrestit me burg pa afat për Ervis Lulushin, i cili vrau 21-vjeçaren Paola Bisha dhe kushuririn e saj, Parid Veliajn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

27-vjeçari Lulushi akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave si dhe për heqje të paligjshme të lirisë.

Ervis Lulushi, autori i vrasjes së dyfishtë gjate deshmise para gjykatës për masën e sigurisë, ka pranuar me gjakftohtësi krimin.

Burimet nga salla e gjyqit thane se i riu ka deklaruar se do t’i kishte vrarë të gjithë personat nën shoqërinë e të cilëve ishte 21 vjecarja Paola Bisha.

“Do t’i kisha vrarë të gjithë por më mbaruan plumbat e pistoletës” deklaroi i riu para gjyqtarit, në seancën me dyer të mbyllura.

Në hapje të seancës, nëna e të pandehurit Lulushi ka dënuar krimin e bërë nga i biri, por ka denoncuar edhe dhunimin e tij nga policia.

“Policia ka rrahur dhe masakruar djalin tim” është shprehur nena e te arrestuarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dy viktimat e kësaj tragjedie, vajza 21 vjecare dhe kushëriri i saj, Parid Velaj,28 vjecar ndodheshin në pasticerinë “Grand Gelato” në qytetin bregdetar së bashku me të motren Ina Bisha, Parid Veliaj dhe Luljeta Veliaj, bashkëshortja, vajzën e tyre 4-vjecare, dhe shtetasin Gerti Arapi, duke konsumuar pije të ndryshme.

Në këtë kohë Ervis Lulushi së bashku me Henrik Merkaj ka qënë duke lëvizur me automjetin tip Lancia Y, AA307HF, përgjatë rrugës në lagjen Uji i Ftohtë ku ka parë Paolen në lokalin Grand Gelato. Autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga Henriku Merkaj dhe i është afruar pranë tavolinës së tyre.

Ervisi ka kërkuar të marrë takim me Paolen me të cilën kishte një lidhje dashurore rreth një vit më parë, lidhje e cila ishte refuzuar të vijonte nga ana e vajzës e cila prej disa kohësh ndodhej jashtë shtetit.

Kjo situatë ka ngjallur reagimin e 28 vjecarit Parid Velaj i cili ka ndërhyrë duke e mënjanuar Ervis Lulushin.

“Pasi nuk është lejuar të takojë shtetasen Paola Bisha, nga personat me të cilët ishte kjo e fundit Ervis Lulushi ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë mod 54 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të Paola Bishes, më pas në drejtim të Parid Velaj si dhe ka qëlluar

në kokë me qytën e armës shteasin Gerti Arapi” sqaron policia ne njoftimi zyrtar per vrasjen.

Për pasojë vajza e re ka humbur jetën menjëherë, ndërsa kushëriri i saj ndërroi jetë rrugës drejt spitalit të Vlorës. Në këtë situatë të kjijuar në brenda pak metra katror të lokalit ka mbetur i plagosur edhe Gerti Arapi i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT