Tiranë, zjarri natën shkrumbon hotelin në Kombinat
Përfshihet nga zjarri një hotel në zonën e Kombinatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në rrugën ‘Besim Alla’ ne Tirane.
Zjarri ka qene i përmasave të mëdha, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kane punuar gjate nates per shuarjen e flakeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shërbimi zjarrfikës punoi për neutralizimin e flakëve, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Mësohet se në vendngjarje janë nisur dhe dy autoambulanca per persona te lenduar.