Basha i përgjigjet Ramës: Ta kthejmë Shqipërinë në Republikë të Mafias?!

Politikë

basha-pdKryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ngjarjet kriminale të ditëve të fundit në vend.

“A do e leme Shqiperine, vendin e femijeve tane, te kthehet ne Republiken e Krimit dhe te Mafias?”, pyet Basha, ndërsa shkruan:

Dy dite me pare Tirana u trondit nga atentatet e baroneve te droges dhe krimit te organizuar. Kriminele dhe police te reparteve speciale, ne krah te njeri-tjetrit, terrorizuan lagjet e kryeqytetit dhe akset kombetare. U beme si ne vendet e humbura te Amerikes Latine - atentate, vrasje dhe pushtetare te pafytyre qe luajne ne te dyja krahet.

Kaluan dy dite dhe asgje e qarte per ngjarjen por kapot e krimit qe u zune me arsenal armesh ne makina u lane te lire. Jetojme ne nje shtet ligjor apo shtetin e krimit?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo eshte qeveria e standardeve te dyfishta. Burg, burg, burg...jane klithmat e perditshme te kryeministrit - por burgun e paska per popullin jo per bandat. Qyqarin e Lushnjes e lane te vetvritej ne burg se dyshohej te kishte lidhur dritat e shtepise me te dyqanit. Babai hallexhi qe punonte ne dyqanin e tij prekte sigurine publike. Bandat qe shetisin me antitank, kapen dhe lirohen. Ata nuk prekin rendin publik. Per ta duhen me shume fakte, me shume prova, me shume kohe, thote Vajmedeti.

A mund te lirohet dikush pa u bere ekspertiza e armeve te gjetura?

Organizatat kriminale kontrollojne sot qeverine, ministrat dhe pjese te organeve te rendit. Krimi ka kapur shtetin. Drejtues te larte te administrates dhe shtetit dhe deputete te PS jane faktuar te denuar e te kartelizuar si kontigjent i krimit kombetar dhe nderkombetar.

E keqja don te na perpije, por kjo nuk do te ndodhe. Do luftojme deri sa te fitojme. Lufta per dekriminalizimin e politikes dhe shtetit eshte misioni i cdo shqiptari, lufta qe ia kemi borxh Shqiperise, te ardhmes. T'i dalim zot vendit, ne dite te veshtira eshte obligimi i cdo atdhetari. O sot, o kurre, te gjithe se bashku, t'i kthejme qytetarit sigurine, t'i kthejme vendit dinjitetin.

ME TE LEXUARAT