Rama, ngushëllon Kryeministrit Valls: “Charlie Hebdo”, monument i lirisë

Politikë

edirama-fbKryeministri Rama i ka dërguar një letër ngushëllimi, homologut të tij francez, Manuel Valls, për masakrën që mori jetën e gazetarëve të revistës së mirënjohur. Në këtë letër, krahas ngushëllimeve, ai e konsideron masakrën “si goditje barbare e një monumenti të gjallë të moralit të lirisë si “Charlie Hebdo””.

“Fort idashur Manuel Valls,- shkruan në krye të letrës, Kryeministri shqiptar. – Shqiptarët po e përjetojnë me dhimbje dhe revoltë të patregueshme, ndodhinë e sotme në zemrën e qytetërimit europian të lirive dhe të drejtave të njeriut. Jam i bindur se megjithatë, askush nuk mund ta përjetojë dhimbjen për plagën e hapur sot, siç e përjetojnë vetë francezët, prandaj lejomëni, i nderuar Kryeministër, t’Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të ndjerë të Shqipërisë ndaj Francës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është një plagë e hapur barbarisht për të tmerruar Francën, Europën, popujt e lirë të botës sonë demokratike dhe për të na imponuar braktisjen e pamundur të vlerave të kësaj bote, që Franca aq solemnisht i mishëron.

Por jam I sigurtë që goditja barbare e një monumenti të gjallë të moralit të lirisë si Charlie Hebdo dhe marrja e jetëve të pafajshme të gazetarëve të talentuar të një gazette të mirënjohur franceze, do rrisë vetëdijen e të gjithë popujve tanë për pasurinë e jashtëzakonshme njerëzore që qytetërimi ynë përfaqëson. Do të rrisë frymën e lirisë e të vëllazërimit mes të gjithë popujve të botës demokratike,” ka theksuar Rama.

ME TE LEXUARAT