Meta: Vlerësoj rikthimin e opozitës në Kuvend

Politikë

meta fleckKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në Tiranë Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian z. Knut Fleckenstein me të cilin biseduan  mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë me fokus të veçantë konsolidimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik në Kuvend. Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen e tij për përpjekjet e eurodeputetëve z. Knut Fleckenstein dhe z. Eduard Kukan dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Parlamentit Evropian në mbështetje të dialogut politik dhe frymës së bashkëpunimit konstruktiv në Shqipëri.

Në këtë kuadër z. Meta vlerësoi rikthimin e Opozitës në Kuvend gjatë muajit dhjetor dhe nënvizoi vullnetin për të mirëpritur një angazhim edhe më aktiv të të gjitha palëve politike si dhe të shoqërisë civile e grupeve të interesit në funksion të përmbushjes së prioriteteve që kërkon integrimi evropian i vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian z. Knut Fleckenstein u shpreh se përfundimi i bojkotit parlamntar të opozitës vlerësohet si një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare duke vënë në dukje se Parlamenti Evropian do të jetë gjithnjë pranë Shqipërisë për avancimin edhe më të shpejtë të procesit të integrimit evropian.

Në përfundim z. Meta dhe z. Fleckenstein ndanë bindjen se Kuvendi ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e frymës së bashkëpunimit substancial politik në vend dhe në progresin e reformave madhore që nevojiten, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe strukturave të Bashkimit Evropian është thelbësor në këtë drejtim.

ME TE LEXUARAT