Gjykata lë në burg prositësit e atentatit ndaj mikut të Emiljano Shullazit

Aktualitet

vrasja-tiranekillerGjykata e Krimeve te Renda caktoi masen e sigurise arrest me burg pa afat per dy kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari të arrestuar sit ë dyshuar për planifikim e atentatit ndaj Pajtim Serjanit mbrëmjen e 5 janarit në kryeqytet.

Dy kusherinjte janë vendosur nën akuzë për planifikim të vrasjes së mbetur në tentativë dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e një vrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne seancen e sotme mesohet se dy të rinjtë kanë mohuar akuzën dhe kanë këruar të lihen të lirë pasi s’kanë lidhje me atentatin, ku objektiv sipas hetimeve rezultoi se ishte shtetasi Pajtim Seriani.

Aurel dhe Amarildo Hoxhallari po hetohen dhe për akuzën e një grupi të strukturuar kriminal që kryente vrasje me pagesë në kryeqytet dhe per kete aresye dosja penale i kaloi prokurorise se irimeve te renda.

Mbrëmjen e 5 Janarit 2014 në rrugën e Kavajë, shtetasi Artur Baze qëlloi me armë mbi Pajtim Serjanin dhe efektin e policisë Roland Mete duke i plagosur, por pas shkëmbimit të zjarrit me policin atentatori mbeti i vdekur.

ME TE LEXUARAT