Rama: Fotoalbumi i një dite të shënuar në historinë e Europës

Soft

ramaKryeministri Edi Rama ka publikaur në rrjetin social “Facebook” një album me foto nga marshimi i paqes në Paris.

“Fotoalbumi i një dite të shënuar në historinë e Europës”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Parisit, ku mori pjesë në marshimin në nder të viktimave të ditëve të fundit në Francë, ku shprehu solidaritetin me kauzat e përbashkëta kundër terrorizmit.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, si dhe nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri.

Kryeministri Rama së bashku me një grup gazetarësh zhvilluan homazhe edhe pranë gazetës “Charlie Hebdo” si dhe morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti francez, François Hollande.

ME TE LEXUARAT