Vrau të dashurën i plagosi vëllain, flet autori i masakrës në Kucovë

Aktualitet

[caption id="attachment_401856" align="alignleft" width="300"]Vajza e vrare ne Kucove dhe vellai i saj i plagosur Vajza e vrare ne Kucove dhe vellai i saj i plagosur[/caption]

UPDATE - Një vajzë 22 –vjeçare është vrarë nga i dashuri në orët e natës së kaluar ndërsa i vëllai i saj është plagosur në qytetin e Kuçovës.

Policia ka thënë se Denisa dhe Edi Demaj, dy të rinjtë që i po shini në këtë foto, janë qëlluar me armë zjarri në shtëpinë e tyre me armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autori i krimit është Klaus Sokoli, 29 vjec, i arrestuar pak minuta pas krimit nga policia i cili ka dhënë deklarime në polici në lidhje me krimin.

Ai ka thënë para hetuesve se kishte shkuar në shtëpinë e 22 –vjecares për t’u sqaruar me familjen e saj që nuk pranonte lidhjen mes të dyve.

Në debat e sipër ai ka nxjerrë një pistoletë që e kishte me vete dhe ka qëlluar fillimisht të dashurën. Vëllai i saj ka ndërhyrë për ta mbrojtur, por është plagosur.

Autori është larguar, për t’u arrestuar pas disa orësh në Berat. i plagosuri ndodhet në spitalin e Beratit, nën kujdesin e mjekëve.

ME TE LEXUARAT