Indi, Obama anulon vizitën në Taxh Mahal për të shkuar në Riad

Bota

obama-sulmiNjë vizitë e paralajmëruar kohë më parë e presidentit amerikan, Barack Obama dhe e bashkëshortes së tij, Michelle në Taxh Mahal u anulua për shkak se shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të shkojë në Arabinë Saudite, mbreti i së cilës, Abdullah bin Abdulaziz vdiq dje, thanë sot zyrtarë indianë dhe burime nga Zyra Ovale.

Obama dhe Zonja e Parë, Michelle do të shkonin në monumentin e famshëm të dashurisë më 27 janar, në përfundim të një vizite triditore në Indi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë indian deklaroi se një ekip amerikan i sigurisë, i vendosur në qytetin ku ndodhet Taxh Mahali, kishte njoftuar anulimin e vizitës së Obamës.

“Vizita e Obamës është anuluar. Një ekip amerikan i sigurisë ma konfirmoi këtë gjë”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT