Ndryshime në qeveri, Dervishaj ikën nga Ministria e Jashtme, emërohet Belortaja

Politikë

belortajaQeveria e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në strukturën e saj në Ministrinë e Jashtme. Prej kësaj Ministrie është larguar zv.ministri Sokol Dervishaj dhe në vend të tij është emëuar Selim Belortaja.

Vendimet janë bërë publike pas mbledhjes së qeverisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme qe z. Selim Belortaja emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme qe s. Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ME TE LEXUARAT