Rama: Sektori energjetik do të kthehet në burim fitimi brenda 5 vitesh

Politikë

ramaKryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE brenda 5 vitesh do të kthehet në burim fitimi duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit.

Duke folur në konferencën “Rimëkëmbja energjetike”, ku OSHEE po bën bilancin e punës në një vit, Kryeministri Rama tha se qeveria ka marrë përsipër një reformë tërësore për sektorin energjetik.

Cilësia në sektorin e shërbimit energjetik, theksoi Kryeministri Rama është ende shumë e ulët, pasi një pjesë e madhe e infrastrukturës është e amortizuar dhe nuk arrin të përballojë kërkesat e shtuara për energji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo, shpjegoi Rama për shkak të humbjeve prej 150 milionë eurosh çdo vit në sektorin energjetik, si dhe mungesës së investimeve e një rrjeti të amortizuar 35-40 vjeçar.

“Është dritëshkurtë logjika se këto reforma pengojnë zhvillimin ekonomik, tha Kryeministri. Përkundrazi, theksoi ai ndhmojnë në uljen e varfërisë në vend. Këto reforma dhe të gjitha masat e tjera të marra që nga reforma territoriale, shlyerja e borxheve të prapambetura, sipas kryeministrit Rama do të rimkëmbin ekonominë.

“Qeveria ka marrë përsipër një reformë rrënjësore transformuese të sektorit, të shtyrë vit pas viti, për të blerë kohën në pushtet duke shkelur syrin shkelësve të ligjit me shpresën për të marrë një votë. Kjo reformë ka një afat 5 vjeçar për të kthyer energjinë nga një hall të madhe në një burim fitimi. Energjia është një ndër burimet reale të rritjes sonë ekonomike dhe faktikisht reforma për të liberalizuar në mënyrë radikale tregun e energjisë për të çliruar me instrumentat e duhur konkurencën në treg, për t’i dhënë mundësi diversisfikimit të tregut do të ketë sukses”, u shpreh Kryeministri.

Duke u ndalur në treguesit e OSHEE-së, Rama tha se krahasuar me janarin e vitit 2013 në muajin janar të këtij viti humbjet u ulën me 128 % dhe krahasuar me muajin janr të vitit 2014 me 57 %.

Kjo ka sjellë 21 milionë euro më pak importe energjie, shumë e cila , sipas Kryeministrit rama shkon për investime në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Ai u bëri thirrje qyetarëve të përfitojnë nga ulj e kamatvonesave me 80 5 deri në datën 28 shkurt, duke siguruar se ky do të jetë afati i fundit. Kompania tha ai ka detyrimin sot të mësojë të sillet e zhvillohet si kompsni pa parë asnjërin në sy, por duke i kërkuar të gjithëve detyrimet. “Nuk është OSHEE furgoni elektoral i partisë që fiton zgjedhjet, për ta ngakruar me njerëz të paaftë dhe për t’i shëtitur derë më derë që të bëjnë pazaret e ulëta të fshehjes së detyrimeve. Biznese të mëdha paguanin më pak se një furrë buke”, u shpreh Kryeministri Rama. Sipas tij, OSHEE duhet të kthehet në një lider në tregun shqiptar për nga të gjitha aspektet”.

Kryeministri po ashtu i kërkoi OSHEE-së të lehtësojë banorët e prekur si rezultat i përmbytjeve. “I kërkojmë kompanisë të konsiderojë me një qasje alternative të prekurit nga përmbytjet në jug por edhe ata që janë përmbytur vite të shkuara në veri. Janë të përmbyturit e shtetit”, deklaroi shefi i qeverisë.

Ai tha se që sot qytetarët mund të kryejnë pagesën e faturave të energjisë elektrike nga telefoni celular pa kosto nga qytetari.

Kryeministri po ashtu tha se do të vendosen matësat inteligjentë, të cilët do të masin energjinë që merr qytetari pa e rënduar atë me fatura abuzive. Fillimisht tha ai do të aplikohet një projekt pilot në 10 zona të Tiranës

ME TE LEXUARAT