Pogradec, tentohet grabitja me armë e dyqanit, plagoset pronari

Aktualitet

policia-krujeNjë tentativë grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme, ku dy persona kanë tentuar të grabisin një dyqan në Cerrave të Pogradecit.

Grabitësit kanë goditur pronarin e dyqanit, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe menjëherë janë larguar.

Personi i plagosur është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT