Kapshticë, i ofron policit 10 mijë euro për të kaluar në kufi, arrestohet

Aktualitet

kapshtice14Një person nga Pogradeci ka tentuar të paguante për kalimin e kufirit drejt Greqisë në këmbim të 10.000 eurove.

Shtetasi Reli Tora, i cili kishte probleme me hyrjen në “Schengen” pasi ishte ekspuls nga tejkalimi i afatit të qëndrimit. Ai i ka ofruar shumën e konsiderueshme kontrollorit të turnit në Kapshticë, me qëllim që ai të lejonte kalimin e tij në tokën helene.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kontrollori ka sinjalizuar komandatin e pikës së kalimit kufitar, ndërsa Tora është filmuar në tentativën e tij për të korruptuar.

Në kohën kur këmbëngulte që kontrollori t’i merrte lekët dhe ta linte të ikte, Reli Tora është filmuar me lekët në dorë, ndërsa më tej është ndaluar nga Sektori kundër Krimit Ekonomik nën akuzën e korrupsionit aktiv.

ME TE LEXUARAT