Ambasadori shqiptar në Portugali grabitet në Bari, arrestohet një nga autorët

Aktualitet

edmondiEdmond Trako, Ambasadori shqiptar në Portugali ka rënë pre e një grabitje me dhunë sëbashku me familjen e tij me 5 tetor të vitit të kaluar në hyrje të Barit.

Lajmi është raportuar nga mediat italiane. Policia e shtetit fqinj ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve dhe gjatë ditës së djeshme ka lëshuar urdhër-arrestin për të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Scipione Loconsole nga Bari.Për të arrestuarin prokuroria e Barit ka ngritur akuzën e “grabitjes me dhunë” të Ambasadorit shqiptar. Në fakt Loconsole gjendet në qeli që prej 19 tetorit për grabitjen e një banese.

Ngjarja

Ambasadori Edmond Trako, ishte duke udhëtuar bashkë me gruan e tij me makinën me targa diplomatike për të udhëtuar në tragetin e linjës Bari-Durrës, kur ra pre e një grabitjeje me dhunë të kryer nga dy persona.

Njëri nga grabitësit e kishte sulmuar makinën kur ajo kishte ndaluar për një moment. Grabitësi kishte hapur derën e pasagjerit dhe kishte sulmuar bashkëshorten e ambasadorit Trako, duke e goditur në stomak dhe duke i rrëmbyer çantën.

Polica organizoi më 19 janar të këtij viti një ballafaqim midis Ambasadorit Trako, bashkëshortes së tij dhe të dyshuarit për grabitje. Ambasadori me të shoqen e njohën menjëherë Scipione-n si një nga personat, që i grabitën me dhunë.

Scipione kishte disa precedentë penalë për vjedhje, grabitje e plagosje. Rezultoi që shenjat e gishtave të gjetura në makinën e diplomatit shqiptar ishin të njëjtat me ato të Scipione-s.

ME TE LEXUARAT