Shisnin gazoil pa faturë, dy persona procedim penal në Durrës

Aktualitet

D.-Policise-DurresNga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, gjatë 24 orëve të fundit  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës  filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D.S. 54 vjeç, banues në Durrës, pasi nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik në banesë, iu gjet dhe sekuestruan 1400 litra lëndë djegëse e dyshuar si gazoil.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”” parashikuar në nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal. Gjithashtu ,nga Specialistët e  Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A.D. 25 vjeç, banues në Durrës, pasi nga kontrolli qw I’u bë në mjetin e tij ,iu gjet e sekuestruan  240 litra lëndë djegëse e dyshuar si gazoil, të cilën e tregtonte në rrugë pa faturë tatimore.

ME TE LEXUARAT