Eurovision 2015, ja si do të jetë radhitja e këngëtarëve në Finalen e Madhe , Shqipëria e parafundit

Aktualitet

elhaidaElhaida Dani do ta përfaqësojë Shqipërinë e 26-a në Festivalin e Eurovizionit. Ajo do të jetë e parafundit në një renditje prej 27 këngëtarësh.

Organizatorët e edicionit të 60 të Eurovizionit kanë zbuluar radhën e shteteve në Finalen e Madhe të së shtunës më 23 maj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edicioni i 60 do të hapet nga Sllovenia e do mbyllet me Italinë.

Festivali më i madh i këngës europiane do të zhvillohet në Vienë të Austrisë, pas fitores së Conchita-s vitin që kaloi.

Radhitja e këngëtarëve u përcaktua nga producentët e stacionit ORF, dhe u miratua nga Supervizorët Ekzekutivë, Jon Ola Sand.

Ja radhitja e plotë e Finales së Madhe:

1. Sllovenia

2. Franca

3. Izraeli

4. Estonia

5. Anglia

6. Armenia

7. Lituania

8. Serbia

9. Norvegjia

10. Suedia

11. Qipro

12. Australia

13. Belgjika

14. Austria

15. Greqia

16. Mali i Zi

17. Gjermania

18. Polonia

19. Letonia

20. Rumania

21. Spanja

22. Hungaria

23. Gjeorgjia

24. Azerbaixhani

25. Rusia

26. Shqipëria

27. Italia

ME TE LEXUARAT