Incident me aeroplanin e Nikolla Gruevskit, ulje e detyruar në Zyrih

Aktualitet

avionDelegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri, Nikolla Gruevski duke u kthyer nga Strazburgu është detyruar që të ateroj në Cyrih të Zvicrës.

“Sipas informacioneve fillestare mund të vërtetoj se gjatë kthimit nga Strazburgu ka ndodhur defekt në fluturimin e avionit qeveritar në të cilën ka qenë edhe kryeministri Gruevski me bashkëpuntorët e tij me çka aeroplani është detyruar që të ateroj në Cyrih” ka deklaruar për Telma zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas sqarimit të tij sipas të gjitha gjasave ka ndodhur dekompresioni në avion i cili nuk është më i vjetër se 8 vite.

“Sipas informacioneve që i kam të pranishmit në avion thonë se është dëgjuar një zë i zhurmshëm me çka ka ardhur deri te humbja e baraspeshimit të presionit të brendshëm ndërsa piloti menjëherë ka tentuar që ta zvogëlojë lartësinë që të mund ta zvogëlojë presionin dhe sipas protokolit për situata të tilla ta ateroj në Aeroportin më të afërt”, ka deklaruar Gjorgjiev.

ME TE LEXUARAT