Debat gansterësh në Kuvend, Mediu e Luan Rama 'tregojnë forcën"

Politikë

kuvendDebate të ashpra me tone gangsteresh ne Kuvend. Akuzat dhe deklaratat e ashpra mes Fatmir Mediut e Luan Rames kanë rrezikuar të kalojnë në përplasje fizike mes deputetëve janë shfaqur në sallën e parlamentit në seancën plenare të kësaj të enjteje ne lidhje me denoncimin e LSI-se per shtim te votuesve fiktive nga ana e Bashkise se Vores e cila drejtohet nga Fiqiri Ismaili, i cili edhe ne keto zgjedhje garon nen siglen e Partise Demokratike.

Pas fjalëve të mbajtura në foltoren e Kuvendit të dy deputetëve Luan Rama dhe Fatmir Mediu për denoncimin e LSI-së për Vorën, debati ka vazhduar edhe në karriget e deputetëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi është ulur në vendin e tij, Mediu ka nisur debat të ashpër me deputetin tjetër të LSI-së Robert Bitri të cilit mësohet t’i ketë thënë: Hajde dalim jashtë, ta tregoj unë. Kjo situatë, mësohet se erdhi pas ndërhyrjes nga karrigia të Bitrit në debatin për shtimin e votuesve fiktivë në Bashkinë e Vorës.

Më tej Mediu i është drejtuar edhe sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama të cilit është i drejtuar me fjalë fyese: Ik ore bastard.

Për të qetësuar situatën dhe për të mos degraduar në përplasje fizike mes deputetëve është dashur ndërhyrja e kolegëve të tyre.

ME TE LEXUARAT