Meta në Mallakastër: Borxhet ndaj Mallakastrës do t’i shlyejmë me punë

Politikë

metasMallakastra meriton më shumë dhe ne do të punojmë , bashkpunojmë , do trokasim në çdo derë  nga ministrat e deri tek Edi Rama  për të çuar përpara projektet që do të  ndryshojnë Mallakastrën. Ky ishte premtimi i kryetarit të LSI-së Ilir Meta  gjatë një takimi me  banorët e Mallakastrës dhe kandidatin e ASHE Shyqyri Kapllanin

Ilir Meta: “Mbështetja për të majtën e bashkuar që po bën reforma shumë të mëdha do të bëjë të mundur që edhe shumë probleme edhe shumë borxhe që kemi ndaj Mallakastrës dhe mallakastriotëve t’i shlyejmë me punë duke filluar me punë nga 22 qershori. Do bëjmë të mundur që të fillojmë t’i zgjidhim të gjitha këto probleme duke bashkëpunuar me të gjithë ju”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kandidati  i  ASHE  Shyqyri Kapllani shpalosi projektin e tij si i vetmja alternativë që do të çojë Mallakastrën në drejtimin e duhur.

“Mallakastra do të marrë atë që meriton, Mallakastra do të ngrihet në ato nivele që i takon, sepse populli i Mallakastrës nuk pret gjë nga pala tjetër që nuk ka alternativë”, tha Kapllani.

Lideri i LSI-së tha se reforma administrative territoriale është e një rëndësie historike, sepse krijon për herë të parë mundësinë që të bashkohen kaq shumë resurse.. Në kët takim  ai ishte i shoqëruar edhe nga  deputeti t i LSI . Petrit Vasili  si dhe deputeti i PS-së, z. Piro Lutaj.

ME TE LEXUARAT