Paloka: Ja mesazhi kërcënues që mori kandidati i PD në Pogradec

Politikë

paloka-zgjedhjePartia Demokratike njoftoi sot se kandidati i saj në Pogradec për kryetar bashkie Eduart Kapri është kërcënuar me jetë përmes mesazheve telefonike.

Kreu i grupit Edi Paloka tha se kjo është rruga që ka zgjedhur dyshja Rama -Meta për të mos pasur zgjedhje normale:

“Eduart Kapri garon përballë kandidatit të Ilir Metës. Ky kërcënim brutal, kriminal, i paprecedentë, vjen 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në kohën kur të gjithë të dhënat flasin për një fitore të padiskutueshme të Eduart Kaprit në Pogradec.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi kanë dështuar në të gjitha premtimet e tyre, pasi vijnë në këto zgjedhje pa bilanc dhe pa ofertë, tani u ka mbetur vetëm një zgjidhje, të mos ketë zgjedhje. Dhe për këtë përdorin dorën mafioze për të kërcënuar dhe ushtruar presion.

I bëjmë sot të ditur Ilir Metës dhe ortakut të tij Rama, se Partia Demokratike i mban ata të dy drejpërdrejt përgjegjës, nëse një fije floku i preket kandidatëve tanë, njerëzve të tyre, dhe çdo demokrati e qytetari të përfshirë në këto zgjedhje.

I kërkojmë Prokurorisë të reagojë me shpejtësi, të hetojë e të zbulojë autorin e porositësin e këtij kërcënimi e ta vërë atë para ligjit”, tha Paloka.

Paloka tha se ky kërcënim vjen nga kandidati i LSI-së në Pogradec për tu tërhequr nga gara, por nga ana tjetër PD nuk do të lejojë që ti preket as një fije floku kandidatëve të tyre.

ME TE LEXUARAT