Bllokohet votimi në Vrakë, PD tërheq komisionerët, debate në qendrën e votimit

Aktualitet

kuti votimBllokohet proçesi i votimit në Vrakë të Shkodrës. Shkak për këtë sipas kreut të qendrës së votimit 002 të Malësisë së Madhe, është bërë identifikimi i rasteve të votimit familjar.

Ky i fundit ka ndërprerë procesin, çfarë ka sjellë edhe reagimin e kandidatit të djathtë për këtë Bashki, Anton Kokaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes tyre ka pasur debate për zhbllokimin e proçesit. Në pamundësi të gjetjes së zgjidhjes, Kokaj ka tërhequr komisionerët e djathtë.

Të djathtët pretendojnë se të majtët të ndikuar nga deputeti i zonës po u bëjnë presion votuesve.

Kokaj: “Të lutem, ligjërisht shteti shqiptar ka dhënë të drejtën me e hedh votën secili ku do, jo ku ke qejf ti”.

Kreu i QV: “A lejohet familjarisht, 10 vetë bashkë? Nuk mund ti lë se më fusin në burg”.

Kokaj: “Unë u bëj thirrje komisionerëve të mi të mbyllet qëndra e votimit dhe të mos hapet, sa të jen ky burrë këtu nuk votohet. Ky nuk njeh ligj, nuk njeh rregulla, nuk ka as minimumin e edukatës së diskutimit”.

I pranishëm në qëndrën e votimit ishte dhe deputeti socialist Paulin Stërkaj.Për Bashkinë e Malësisë së Madhe garojnë Anton Kokaj APPD, Tonin Marinaj ASHE, Ardian Hysa PSD.

ME TE LEXUARAT