Durrës, votojnë Dako e Duma, thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje

Aktualitet

duma-votonnDy kandidatët për bashkinë e Durrësit, Grida Duma e APPD dhe Vangjush Dako i ASHE-së kanë votuar në qendrat përkatëse të votimit.

Grida Duma tha se ka informacione për influencë të votës. Ndërsa kandidati i majtë, Dako bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam e bindur që qytetarët, banorët e bashkisë së Durrësit, këtë herë kanë më shumë arsye pë të marr pjesë masivisht në zgjedhje. Në fakt është kontributi i tyre pak minuta, për ti dhënë qytetit katër vite me punë, me bashkëqeverisje për ata, për veten e tyre dhe besoj që gjithçka do të jetë e mbarë pas kësaj dite. Ka momente të influencës për votën në zonën e Plazhit e Nishtullës. Ka informacione kudo që kemi probleme, por jemi duke reaguar me shpejtësi duke mbrojtur vullnetin e zgjedhësve. Ne jemi për votimin me standard, do të shkojmë me standardin e qetësisë, tani jemi përkundrejt një procesi të thjeshtë, ku dihet se janë disa lista që u janë shpërndarë komisionerëve dhe këto komisionerë kanë të qartë kush janë individët që nuk duhet të votojnë dhe që do të ndiqen nga policia. Kanë votuar deri tani, janë të konfirmuar me emra, foto, dhe çdo gjë tjetër. Kjo është çështje që na shqetëson shumë pak, se as që pritet të influencojë në rezultat”, tha znj. Grida Duma.

“Pjesëmarrje sa më e gjerë e qytetarëve të Durrësit, votime sa më të qetë. Nëpërmjet këtij votimi ne sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha z. Dako.

ME TE LEXUARAT