Fier, Subashi- Alibeaj: Është dita për të folur me votë

Aktualitet

Armando-Subashi-640x340Dy kandidatët respektivë nga PS dhe PD  në Qarkun e Fierit pasi kanë votuar i kanë bërë thirrje qytetarëve të shprenin vullnetin e tyre politik duke votuar.

“Deri tani priocesi po ecën mirë, nuk ka pasur asnjë problem në bashkinë e re të Fierit, ndërkohë që pjesëmarrja në votime po vjen duke u rritur dhe jam i bindur, që në orët në vijim, pjesëmarrja, pa dyshim që do të vijojë të rritet.

U bëj apel të gjithë qytetarëve të baskisë së madhe të Fierit, që te dalin të votojnë. Është dita kur njerëzit duhet të flasin me votë dhe të gjithë të tjerët duhet të heshtin”, tha Subashi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është kënaqësia më e madhe të kesh mundësi të kontribosh për vendin edhe duke votuar. Përfitoj nga rasti, që të ftoj banorët e Fierit për të marrë ojesë në votime: ata vendosin për katër vjet, vendosin për të ardhmen e tyre, ndaj duhet të marrin pjesë në votime. Është sot, dita kur do të qeverisin fierakët dhe do të qeverisin mirë!”, u shpreh kandidati i PD.

 

ME TE LEXUARAT