Tensione në Vorë, mbështetësit e LSI kundër rezultatit, bllokojnë autostradën

Politikë

Mbremjen e sotme ne Vorë ka pasur tension gjate numerimit te kutisë se fundit. Mbështetës të LSI-së kane dale në protestë dhe disa prej tyre mesohet se kane arritur te bllokojnë autostradën...

Tensionet e para e Vore

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

lsi-voreNë Vorë situata është tensionuar pasi një grup mbështetësish të LSI-së protestuan para qendrës së numërimit të votave. Ata kërkuan rishqyrtimin e materialeve të një kutie ku rezultoi se ishin dy vota më tepër.

Keta persona kerkojne përsëritjen votimit duke theksuar se nuk i pranonin rezultatet dhe duke pretenduar për 600 vota fiktive.

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u bëri thirrje atyre që të largohen, ndërkohë që ata pritet të rimblidhen në orën 19:00.

Në Vorë rezulton fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 50.45 për qind të votave, ndaj 49.55 të kandidatit të majtë Luan Sallaku. Por në numërimin e dy kutive të fundit KZAZ-ja gjeti 2 vota shtesë.

“KZAZ-ja 26, pasi mbylli numërimin la për shqyrtim dy kuti, ato të Domjes. Njëra për mospasqyrim të rezultatit në KQZ dhe tjetëra për faktin se kishte dy vota shtesë. KZAZ-ja u hap këtë të martë dhe u përgatit për shqyrtimin e kutisë. U bë hapja e kutisë dhe sërish rezultuan dy vota tepër në kutinë e kandidatit. Pasi përfunduam shqyrtimin, ne do të pasqyrojmë rezultatin në KQZ bashkë me dy votat tepër”, ka sqaruar kreu i KZAZ-së, Armand Uriçi.

ME TE LEXUARAT