Vijon numërimi në qarkun Fier, ASHE 50 mijë vota më shumë se APPD

Aktualitet

kzaz-fierPo vijon me ritme të shpejta numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në qarkun e Fierit.

Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në faqen e saj zyrtare mësohet se deri në orën 9:30’ të mëngjesit të ditë së mërkurë janë numëruar 442 nga 585 qendra votimi në të gjithë qarkun, çka do të thotë se janë dhe 143 qendra për tu numëruar. Në qarkun e Fierit Partia Socialiste kryeson me 43 468 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 23 633 vota, teksa Partia Demokratike 23 719 vota. Në rang qarku Aleanca për Shqipërinë Europiane kryeson me 92 022 vota, ndërsa 40 332 vota ka fituar koalicioni opozitar, Aleanca Popullore për Punësim dhe Dinjitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas KQZ, në Bashkinë e Fierit, që është edhe bashkia më e madhe në qarkune  Fierit janë numëruar 160 qendra votimit nga 219 që është numri total i qendrave të votimit dhe Partia Socialiste kryeson me 17 554 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e dytë më e votuar në këtë qark me 9 940 vota, teksa Partia Demokratke ka grumbulluar 9 049 vota. Sa i takon koalicioneve ASHE ka grumbulluar 33 561 vota kundrejt 14 143 votave të grumbulluar nga APPD.

Në Bashkinë Mallakastër numërimi ka përfunduar dhe PS ka fituar numrin më të madh të Këshilltarëve me 3 101 vota. PD vjen pas me 2 208 vota, ndërsa Partia Demokratike 1 652 vota. Ndërsa si Aleanca, ASHE ka grumbulluar 11 232 vota dhe APPD 5 395 vota.

Edhe në Bashkinë e Roskovecit ka përfunduar numërimi për Këshilltarë Bashkie dhe PS ka fituar numrin më të madh të këshilltarëve me 5 078 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 2 026 të votave, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka fituar 1 799 vota. Në rang koalicionesh, të majtët kanë fituar 8 479 vota, ndërsa 4 641 vota ka fituar koalicioni i djathtë i kryesuar nga Partia Demokratike. Sakaq vijon numërimi në Bashkinë e Lushnjes, Divjakës dhe Patosit. Në të treja këto Bashkitë Partia Socialiste është forcë e parë.

Qarku FIer   442/585

PS    43468        ASHE 92022

LSI  23633         APPD  40332

PD   23719

PDIU  5866

Bashkia Fier  160/219

PS  17554      ASHE  33561

LSI  9940       APPD  14143

PD   9049

Bashkia Mallakastër  56/56

PS   3101    ASHE  11 232

LSI  2208   APPD  5 395

PD   1652

Bashkia Roskovec 34/34

PS  5078          ASHE  8 479

LSI  1799        APPD   4 641

PD   2026

Bashkia Patos 40/48

PS    3902    ASHE 9238

LSI  2713    APPD 2110

PD   1676

Bashkia Lushnje 86/160

PS   8304        ASHE  16422

LSI  3505        APPD  7560

PD  5615

Bashkia Divjakë  66/68

PS 5520   ASHE  13072

PD 3701  APPD   6485

LSI  3468

ME TE LEXUARAT