Hetimi, RENEA ra në kurth të përgatitur në Lazarat

Aktualitet

lazaratVrasja e Ibrahim Bashës dhe plagosja e Jetmir Isajt dhe Perlat Hamitajt dyshohet se ka qenë një kurth i paramenduar dhe i parapërgatitur ne Lazarat. Ky ka qenë konkluzioni i hetuesve pas këqyrjes me imtësi të vendit ku u qëlluan forcat speciale.

Tri ditë pas vrasjes së efektivit të forcave RENEA Ibrahim Basha, Prokuroria  e Krimeve të Rënda në Bashkëpunim me policinë e shtetit pasi kanë ndërtuar skenën e krimit kanë dalë në konkluzionin se vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko i kanë ngritur kurth efektivëve të Forcave Speciale.

Hetuesit kanë identifikuar pikat e sakta nga ku është qëlluar ndaj policisë, mëngjesin e së mërkurës 24 qershor 2015, nga ku gjeti vdekjen nga një plumb me snajper 31 vjecari dhe u plagosën dy kolegë të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasësit kanë qëlluar përmes një vrime të hapur në një mur rrethues në një rrugë të Lazaratit, ka qenë ky përfundimi pas këqyrjes së vendit të ngjarjes. Sipas bluve goditja me snajper ka qenë një kurth i mirëmenduar dhe i parapërgatitur dhe i arrestuari i parë nga Tepelena, 22 vjecari Xhulio Malo, ka qenë karrem për të tërhequr efektivët e Forcave Speciale.

Dyshime të forta janë që zgjatimi i murit rrethues ku u fut në kurth RENEA të jetë prishur pikërisht pak orë përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë, dhe pikërisht për të mundësuar goditjen e policisë, të cilët pas dëgjimit të të shtënave erdhën me dy mjete të blinduar dhe një furgon tip Volksvagen ku ndodhej dhe i ndjeri Ibraim Basha, i cili u qëllua direkt, sapo mjeti ka ndaluar në vendngjarje ku u raportuan të shtënat.

Përveç murit rrethues që është shembur, policia ka identifikuar edhe të pkatën 10 zona të tjera që kanë shërbyer si front zjarri nga ku qëllohej drejt forcave speciale. aty janë gjetur gëzhoja armësh. Kjo gjë është edhe tregues që vrasësit së bashku me bashkëpunëtorët kanë ndjekur dhe rrugën e largimit nga fshati Lazarat.

Ndërkojë janë të paktën 400 forca RENEA, të FNSH dhe punonjës së policisë së Gjirokastrës të angazhuar në aksionin që po vijon në Lazarat. Aktualisht janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitrolozi, një granatë, një thike. ndërsa janë shoqëruar 24 persona, 18 prej të cilëve pas verifikimeve janë lënë të lirë. Vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko përkatësisht 18 dhe 20 vjec, janë ende në arrati.

ME TE LEXUARAT