Dhunonte gruan e djalin, policia pranga kryefamiljarit në Elbasan

Aktualitet

Policia-ne-Elbasan-466x350Policia e Elbasanit ka arrestuar në orët e para të së shtunës shtetasin Albert Muso, pas sinjalizimeve se ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe të birit 21-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, 53-vjeçari Muso ka dhunuar në mënyrë sistematike familjarët e tij, duke detyruar nënë e bir të kërkonin ndërhyrjen e policisë.

Pas telefonatës së marrë, uniformat blu kanë shkuar në banesën e 53-vjeçarit për ta arrestuar, por ai i ka kundërshtuar me dhunë agjentët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ka bërë që situata ndaj tij të rëndohet, pasi krahas akuzës për “dhunë në familje” është ngritur edhe ajo e “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.

ME TE LEXUARAT