Kryepolici Çako rikthen në detyrë dy ish-shoqëruesit e Agron Kuliçajt

Aktualitet

kulicajDy prej ish-shoqëruesve të Agron Kuliçajt, ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit janë rikthyer në detyrë. Shkresa është firmosur nga kryepolici Haki Çako dhe tanimë efektivët janë pjesë e repartit RENEA. GSH shkruan në numrin e sotëm se ata janë rikthyer për shkak të performancës së mirë që kanë pasur jo vetëm gjatë kohës që kanë qenë pjesë e repartit special, por edhe përgjatë këtyre muajve, pra nga shkurti deri në korrik, pranë komisariateve në të cilat ishin transferuar. Të rikthyerit janë Besnik Toska, Alfred Brahilika, Ridvan Begaj e Tonin Kotica. Toska dhe Brahilika kanë qenë më herët shoqërues të ish-zv.drejtorit Kuliçi, ish-truproje e Sali Berishës.

ME TE LEXUARAT