Veliaj i jep ''Çelësin e Tiranës'' Presidentes Jahjaga

Kosovë&Rajon

veliaj-jahjagaKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti pasditen e sotme Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”.

Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve.

Ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen, Presidentja e Republikës së Kosovës u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës.

Veliaj-Jahjaga Foto Agim Dobi (4)Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

ME TE LEXUARAT