Masakra në Elbasan, foto e dy vëllezërve Capja të sulmuar në lokal
[caption id="attachment_539084" align="alignleft" width="466"] Arnold Capja[/caption]
Kjo foto paraqet dy kusherinjte Arnold e Agron Capja, nga Elbasani te cilet sipas policise kane qene objektiv ne atentatin e ndodhur mbremjen e te merkures ne lokal prane stadiumit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Arnold Capja, pronar i hotelit Univers eshte qelluar me arme zjarri ne nje lokal prane stadiumit Elbasan ku ka mbetur i plagosur, ndersa ka gjetur vdekjen i afermi tij Agron Capja.
[caption id="attachment_539085" align="alignleft" width="464"] Arnold e Agron Capja[/caption]
I vdekur ne kete masaker ka mbetur edhe shtetasi Eneo Bedalli ndersa jane plagosur edhe shtate persona te tjere.
Katër persona kanë qëlluar me armë ndaj lokalit ku ndodheshin anëtarët e familjes Capja në Elbasan.
Policia bazuar në hetimet e kryera në vendin e ngjarjes ka thënë se kanë qenë katër qendra zjarri që kanë shtënë mbi viktimat e të plagosurit.
Sipas policisë, pas krimit autorët e ngjarjes në dalje të Elbasanit, kanë ikur nga vendi i sulmit me një makinë tip Benz.
Dëshmitarët kanë thënë se në lokal në momentin e sulmit kanë qenë mëse 20 persona.
Nje zyrtar i policise tha per lajmifundit.al se jane identifikuar tashme kater autoret e ngjarjes ndersa te dhenat e automjetit u jane shperndare gjithe njesive ne terren qe kane ngritur postblloqe me qellim kapjen e ketij automjeti./lajmifundit.al