Përplaset e përmbyset makina e Tritan Shehut, s`ka të lënduar

Aktualitet

tritan-sheuuuAksidentohet pa pasoja, Tritan Shehu, ish-kryetari i PD-së dhe ish-deputeti i kësaj partie.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën që lidh Gjirokastrën me Tepelenën.

I ngarkuari nga Partia Demokratike për zgjedhjet në qarkun Gjirokastër po udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tepelenës,kur mjeti BMW X6 me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksidenti ishte i rëndë, por për fat të mirë ka kaluar pa pasoja për Shehun dhe shoferin e tij të cilët kanë marrë lëndime të lehta. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Si pasoje e percjelljes se informacionit nga media te ndryshme, vete Tritan Shehu ka telefonuar ne organet e shtypit duke bere me dije se ai dhe te afermit e tij jane mire pasi nuk kane pesuar asnje lendim.

"Po ecnin ne rruge kur nje makine erdhi perballe nesh ne korsine tone dhe na goditi. Makina doli nga rruga dhe u permbys e me pas u rrotullua dy here", tha Shehu.

Ai beri me dije se personat qe ndodheshin ne automjetin e tij kane shpetuar pa lendime dhe pa pasoja.

ME TE LEXUARAT