Terroristi u filmua duke bërë xhiro në Paris para sulmeve

Aktualitet
Terroristi u filmua duke bërë xhiro në Paris para sulmeve

Një prej personave te akuzuar si autore të masakrës terroriste të Parisit, shfrytëzoi orët para sulmeve për të bërë xhiro në rrugët e kryeqytetit francez.

Në imazhet e transmetuara nga “Sky News”, një nga terroristët e dyshuar në Paris, Salah Abdeslam (me xhaketë ngjyrë kafe), ecën përmes turmës krejt i qete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai duket sikur i buzëqesh kamerës, ne pamjet qe jane regjistruar vetëm disa orë para atentateve terroriste nga të cilat humbën jetën 129 persona mbrëmjen e 13 nëntorit.

Ende vazhdojnë testet për të përcaktuar ngjashmërinë mes njeriut që shfaqet në kronikën e televizionit amerikan dhe terroristit.

Salah thuhet se ka marrë pjesë në një nga shtatë sulmet e së premtes, mirëpo i ka shpëtuar policisë. Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT