Lori Hoxha publikon video prekëse në 8-vjetorin e vdekjes së Tanit të Topit

Showbiz
lori-hoxha16Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Medias, vajza e tij Lori Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një video vërtet prekëse. Tani në një moment të zakonshëm në shtëpiunë e tij me familjen dhe i rrethuar nga fëmijët. "E di se ti nuk doje ta bëja publike këtë video, por bota meriton ta dijë që pas njeriut vizionar, ndodhej një baba i mrekullueshëm. Një pjesë e zemrës time do të jetë me ty kudo që ti të jesh, por ajo që më mbush me gëzim është të di se ishim aty për të shtrënguar dorën tëndë në cdo hap tëndin. Sara, Redia, Itan dhe unë do jemi përgjithmonë mirënjohës dhe të nderuar për gjakun tënd që rrjedh në venat tona. Botës i duhen më shumë njerëz si ty. na mungon vërtet!"", shkruan Lori Hoxha në Instagram. Tetë vjet më parë biznesmeni Dritan Hoxha gjeti vdekjen në një aksident të rëndë me makinë në Unazë përballë gjykatës së Tiranës./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT