Herolind Shala mbyll gojët e liga: Do jem përgjithmonë pjesë e Shqipërisë

Sport

herolind-shalaLojtari i kombëtares Herolind Shala do të vazhdojë t’i mbetet besnik Shqipërisë, megjithëse nuk ishte pjesë e listës së De Biazit për finalet e “Euro 2016”-s.

Përmes një postimi në “Facebook”, mesfushori kosovar thotë se respekton zgjedhjet e trajnerit dhe do të vijojë të jetë pjesë e Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shala korrigjon kështu deklaratën emocionale të vëllait të tij, që kritikonte ashpër zgjedhjet e De Biazit, duke hedhur idenë e largimit të Shalës nga kombëtarja.

"Përshëndetje miq. Siç e dini nuk jam pjesë e skuadrës për në Francë, por unë do të vazhdoj ta përkrahë Shqipërinë dhe të jem pjesë e vendit tim. Zgjedhjet e trajnerit duhen respektuar dhe shpresojë në sukses në kampionatin evropian. Gjithçka që keni lexuar për mua nuk janë të vërteta, do të jem pjesë e Shqipërisë përgjithmonë. Forca Shqipëri”, shkruan Shala në rrjetin social.

ME TE LEXUARAT