"Tronditet" Fushë-Kruja, shpërthim me eksploziv në një piceri

Aktualitet

policia2015Në orët e para të së shtunës një shpërthim i fuqishem është dëgjuar në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në Fushë-Krujë ku mësohet se lënda shpërthyese trito i është vendosur një picerie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga informacionet e para mësohet tritoli i është vendosur picerisë në pronësi të vëllezërve Ndregjoni.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit piceria ishte e mbyllur dhe nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë policia ka nisur punën për hetimit e plotë të këtij shpërthimi, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT