Gjermani/ Tmerr në tren, një person plagos me sëpatë me shumë se 20 pasagjerë

Bota

gjermani-polici

Mediat gjermane njoftojnë se një person ka plagosur më shumë se 20 persona në një tren në Gjermani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

BBC dhe “Express.co.uk” e kanë konfirmuar lajmin, ku shkruajnë se një person me një sëpatë në dorë ka sulmuar pasagjerët duke lënë të plagosur më shumë se 20 persona.

Mediat lokale njoftojnë se policia ka marrë situatën në kontroll dhe se autori duket se është qëlluar nga policia. Linja e trenit mes Würzburg-Heidingsfeld dhe Ochsenfurt është mbyllur. Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur këtë mbrëmje.

Sulmi ndodhi në një tren në rajonin e Wurzburg, në rajonin e Bavarisë në qendër të vendit. Ende nuk dihet nëse ka viktima./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT