Aksidenti ajror në SHBA, plagoset aktori i njohur

Showbiz

harrison-fordAktori i njohur amerikan Harrison Ford  ka mbetur i plagosur ditën e enjte në një aksident ajror në Los Angeles.

Avioni që ai po pilotonte është rrëzuar në një fushë golfi në Venice, pranë aeroportit të Santa Monica-s, në Los Angeles.

Në raportimet e para u tha se Harrison Ford ishte në gjendje të rëndë për jetën, por më pas burime të tjera sqaruan se gjendja e tij nuk ishte shqetësuese.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se ata kishin marrë një telefonatë për rrëzimin e një avioni të vogël në një fushë golfi dhe kishin mbërritur menjëherë në vendngjarje.

“Një person, rreth të 70-ave, ishte jashtë avionit dhe i vetëdijshëm në momentin kur arritën mjekët”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktori Harrison Ford, tashmë në moshën 72 vjeçare, pasi ka marrë ndihmën e parë nga dy mjekë në vendngjarje është dërguar në spital për shërbim mjekësor më të detajuar. Bëhet e ditur se ai ishte i vetëm në bordin e avionit.

ME TE LEXUARAT