Kritikat, reagon Mariah Carey: Jeta nuk shkon sipas planit

Showbiz

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey, vazhdon të kritikohet ashpër për dështimin që pati performanca e saj në skenën e koncertit për Vitin e Ri, në “Times Square” të Nju-Jorkut.

Në mediat amerikane, si CNN dhe Fox, mbahen debate nëse Carey e ka humbur vokalin e fuqishëm që e karakterizonte karrierën e saj muzikore.

Mirëpo, Carey ka reaguar në “Twitter”, duke iu thënë kritikëve se “jeta nuk shkon gjithmonë sipas planit”, raporton Reuters.

Gjatë paraqitjes në koncertin e Vitit të Ri në Nju-Jork, ajo disa herë e ka ndërprerë performancën e këngës së saj “Emotions”, ndërsa menaxherja e Carey ka fajësuar organizatorët që nuk kanë pasur pajisjet e zërit siç duhet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo çfarë është kuptuar tjetër është që këngëtarja është përpjekur të këndojë dhe “playback”, ndonëse nuk ia doli ta çonte performancën gjer në fund.

ME TE LEXUARAT