Ja pse iPhone 7 është më i mirë se Galaxy S7

Teknologji

Ata janë celularët më të mirë në botë: iPhone 7 i ri dhe Galaxy S7 i Samsung.

Prej se u lansua iPhone 7, sigurisht se keni qenë kureshtarë të dini se çfarë gjëra të reja mund të bëjë ai. Ekspertet tregojne një listë me veçoritë më të rëndësishme të cilat do t’i gjeni vetëm në iPhone 7

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamerat e iPhone 7 Plus ju japin zmadhim optik deri në dy herë dhe zmadhim digjital deri në 10 herë

iPhone 7 ju jep përparësi të plotë me kufjet e reja AirPods të Apple – të cilat janë pa kabllo.

iPhone 7 ka iOS, i cili merr aplikacionet më të mira së pari – Kjo pasi zhvilluesit preferojnë më shumë iOS sesa Android. Për shembull, Nintendo lansoi lojën “Super Mario Run” së pari në iPhone, para se të vijë në Android.

iPhone 7 premton përditësime më të qëndrueshme edhe për pajisje të vjetra – si p.sh iOS 10 punon perfekt edhe në iPhone 5 edhe në iPhone 7.

iPhone 7 ka më shumë opsione të hapësirës – 32GB, 128GB dhe 256GB. Kurse Galaxy S7 vjen vetëm me hapësirë prej 32GB dhe një opsion për të shtuar më shumë hapësirë përmes kartës së memories.

iPhone 7 ka procesorë më të shpejtë - Testet e hershme të çipit A10 që fuqizon iPhone 7 kanë treguar se ky procesor është procesori më i shpejtë që aktualisht ndodhet në një celular. Në fakt, ai është aq i shpejtë sa që mund t’i fuqizojë mjaftueshëm edhe disa laptopë.

ME TE LEXUARAT