Vrasja e ambasadorit rus, Policia turke arreston 5 aktivistë të Gylenit

Bota

Policia turke ka arrestuar 5 persona në Turqi, të cilët kanë mbaruar studimet në të njëjtën shkollë ku ka qenë agresori Mevlüt Mert, raporton Anadolu Agency (AA).

Mevlut Mert është ish polici që qëlloi për vdekje ambasadorin rus gjatë një ekspozite në Turqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personat e arrestuar 4 prej të cilëve janë policë, akuzohen se janë pjesë e strukturës së organizatës terroriste FETÖ në shkollën e policisë Rüştü Ünsal në Izmir.

Gjykata vendosi arrest me burg për të ndaluarit për shkak se ka mundësi që ata ti ikin drejtësisë.

Pas vrasjes së Ambasadorit të Rusisë në Ankara, prokuroria e Turqisë nisi një hetim të gjerë. Në kuadër të hetimeve doli në pah se Süleyman Ergen dhe nipi i tij kanë qenë në lidhje të vazhdueshme me agresorin. Süleyman Ergen thuhet se ka qenë edhe përfaqësuesi i organizatës terroriste FETÖ në shkollën policore në Izmir, shkollë kjo të cilën ka mbaruar edhe Mevlüt Mert. Ndërkohë edhe të arrestuarit e sotëm dyshohet se kanë lidhje të drejt për drejtë me Mevlüt Mert-in.

ME TE LEXUARAT