Aksident i frikshëm në Vlorë, makina bie në gropën e hapur nga punimet në rrugë

Aktualitet

Një makinë me dy persona ka rënë në një gropë të rrezikshme mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e bashkimit të autostradës Levan-Vlorë me rrugën Transballkanike ku mësohet se po bëhen punime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një makinë Benz C Class me targa italiane, me dy persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë në gropën e rrezikshme.

Për fat të mirë, për shkak të shpejtësisë së ulët të mjetit, pasojat nuk kanë qenë fatale.

Dy personat kanë dalë nga mjeti dhe me ndihmën e rastit janë drejtuar për në spitalin rajonal.

Pak muaj më parë një person gjeti vdekjen në Vlorë pasi ra në një gropë të hapur pa paralajmërim gjatë punimeve përgjatë Lungomares./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT