Rrëfimi/ Perplasja me Kryemadhin, Nikolla: E kam pasur nxënëse, ishte…

Showbiz

Lindita Nikolla nuk është kursyer aspak në rrëfimin e saj për jetën personale. Ajo në këtë rrëfim ka përmendur dhe përplasjen me nenkryeraren e LSI-së, Monika Kryemadhi, për reformën arsimore.

E pyetur mbi ‘perplajset’ me LSI për arsimin ajo u shpreh:

“Unë Monika Kryemadhin e kam patur nxënëse. E njoh karakterin e saj. Ka qenë nxënëse e mirë. Zonja Malaj është zv/ministre e Arsimit, me të cilën kam marrëdhënie të mira. Jo vetëm profesionale. Ne vijojmë bashkëpunimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje nuk më thërret as ministre, as në emër, por më thotë motra. Nuk jam ministre për t’u krekosur, por për të ulur kokën dhe për të ushtruar përgjegjësitë. Unë kam shënjuar një standard të ri punësimi me të gjitha aktorët”.

Kujtojmë se zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, pjesë e LSI, por edhe deputetja Monika Kryemadhi, kanë shprehur kundërshti për këtë reformë, duke e cilësuar jo të duhurën.

Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është shprehur kundër reformës në arsimin e lartë, duke thënë se ajo “u realizua në funksion të koalicionit, por jo se ishte e duhura”.

ME TE LEXUARAT