Ish-aktorja e "Al Pazar" i nxjerr të "palarat" Agron Llakajt

Showbiz

Një nga ndarjet më të bujshme artistike në televizionet shqiptare ishte ajo e Agron Llakajt dhe aktores Rudina Dembacaj.

Të dy ishin pjesë e spektaklit të humorit, “Al-Pazar”, por tashmë Rudina është zhvendosur në Ora News me programin, “Mos i fol shoferit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po pse Rudina dhe Agroni nuk ruajnë më marrëdhënie të mira me njëri tjetrin?

Të dy aktorët kanë kanë dhë versione të ndryshme të situatës.

I ftuar në Thumb, Llakaj tregoi se angazhimet e Rudinës në jetën familjare sollën shkëputjen nga programi, ndërsa Dembacaj ka treguar se arsyeja e vërtetë është një sherr që ka ndodhur mes tyre. E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Check In” në NRG Radio, aktorja është shprehur:

“Nuk do të më shihni asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë atë për arsye familjare siç tha Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht nuk kemi mbetur miq!”.

Gjithashtu, Rudina ka treguar se nuk do ta ftojë kurrë Agronin në programin e saj.

ME TE LEXUARAT