Tronditen fort Greqia dhe Turqia, populli në rrugë

Bota

Një tërmet e fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot brigjet turke dhe greke në Detin Egje, duke nxjerrë popullin në rrugë.

Mediat raportojnë se deri më tani nuk ka informacione për viktima, por dëmet materiale janë të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta turke “Hurriyet” tha se tërmeti ndodhi në orën lokale 3:28 duke lëkundur fort ndërtesat edhe në qytetin disa milionësh të Izmirit.

Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare tha se një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi 84 kilometër në veriperëndim të provincës së Izmirit.

Ndërsa Qendra Sizmologjike Amerikane tha se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Egje, 11 kilometër në jug të Plomarit, një fshat në brigjet jugore të Lesbosit, në Greqi.

Distrikti u godit më pas nga dy goditje të tjera, me magnitudë 4.5 ballë.

ME TE LEXUARAT