"Balena Blu", telefonata e rreme "12-vjecari tenton të hidhet nga kati i shtatë", reagon policia

Aktualitet

Nje telefonate qe pretendoi se nje femije 12 vjec, tentoi te hidhet nga kati i shtate i nje godine ne Kamez diten e sotme, alarmoi policine.

Por burime zyrtare nga drejtoria e policise se Tiranes, thone se ngjarja ne fjale nuk eshte e vertete dhe se alarmi eshte krijuar nga nje telefonate e rreme ne polici.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Më datë 18.06.2017, rreth orës 18:55 në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një telefonatë se, në katin e 7 të një pallati në Bulevardin Blu në Kamëz, një fëmijë po tenton të vetë hidhet", tha policia ne nje deklarate rreth ores 19.45.

Sipas saj, menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, Shiponjat si dhe janë vënë në dijeni Shërbimet zjarrfikse.

:Nga informacionet e marra nga bizneset përreth këtij pallati, banoreve dhe kalimtarëve, nuk ka patur asnjë person në tarrac rreth kohës së telefonatës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 po bëjnë verifikimet e nevojshme mbi telefonatën e rreme të ardhur në linjën e emergjencave civile", ka bere me dije policia e kryeqytetit.

Paraprakisht, televizionet informative ne Tirane lajmeruan se ngjarja kishte ndodhur ne rrugen "Pavaresia" ku sipas deshmive te familjareve, 12-vjecari kishte luajtur me lojen e rrezikshme "Balena Blu".

ME TE LEXUARAT