Zgjedhjet për kryetar Bashkie/ PS nuk e lëshon ‘’timonin’’ në Kavajë, kryeson me 1681 vota, PD forcë e dytë

Aktualitet

Vijon procesi i numërimit të votave për kryetar Bashkie në qytetin e Kavajës, ku nga 81 kuti, janë numëruar 14.

Mësohet se PS vazhdon të jetë forcë e parë, me 1681 vota, ndjekur nga PD me 1465 vota, dhe LSI me 299.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PS- Dorjan Murati ka marrë 1681 vota;

PD- Isa Sakja 1465 vota;

LSI- Maksim Kona 299 vota.

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të Bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë Bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi.

ME TE LEXUARAT