Keni këtë markë makine? Kompania u ofron 10 mijë euro që të merrni një të re

Teknologji

Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen do të inkurajojë me një shumë prej dhjetë mijë eurosh për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të zëvendësojnë veturat e tyre të vjetra.

Vendimi i gjigantit të madh gjerman vjen në momentin kur Gjermania po angazhohet që të zvogëlojë emetimin e gazrave të dëmshme pas skandalit të mashtrimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kompaninë VW thonë se blerësve do t’iu ofrohet zbritje për automobilat, të cilat përmbushin standardin e ri Euro 6 prej dy mijë euro për automobila kompakt e deri dhjetë mijë euro për xhipin Touareg, transmeton KosovaPress.

Prodhuesi i automobilave ka propozuar lirimin shtesë prej 1.000 deri 2.380 eurosh për të gjithë blerësit e automjeteve elektrike. Oferta në para të gatshme do të vlejë deri në fund të vitit 2017, ka thënë një zyrtar i VW-së për AFP.

Sipas këtij zyrtari, kompania është duke menduar edhe për zgjerimin e këtij plani jashtë Gjermanisë, në mënyrë që të mbulojë gjithë Evropën.

Propozimi i kompanisë gjermane vjen pas samitit të qeverisë dhe industrisë javën e kaluar për zgjidhjen e nivelit të lartë të gazrave të emetuara nga automjetet me dizelq

ME TE LEXUARAT