Kryemadhi shet cizmet me të cilat goditi Edi Ramën, 1 mijë euro dhuratë fshatit të fëmijve

Aktualitet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar një anë të panjohur të ndodhur pas incidenteve të ndodhura në Kuvend javën e kaluar kur ajo qëlloi me cizme kryeministrin Edi Rama.

Në Zonë e Lirë, Kryemadhi bëri publik faktin se pas seancës në Kuvend, shumë njerëz kanë ofruar që të blejnë cizmet e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Pranova vetëm me një kusht, që paratë të shkonin për fëmijët e fshatit SOS për festimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri", tha Kryemadhi.

Ajo publikoi edhe cekun prej 1 mijë eurosh të cilat i dhurohen fshatit SOS, pasi qytetari i interesuar ka blerë cizmet e saj.

Kryemadhi tha se cizmet që kishte veshur atë ditë në Parlamentkanë kushtuar 12 mijë lekë të reja.

ME TE LEXUARAT